• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trampi e ka ankimuar vendimin për përjashtim nga zgjedhjet preliminare në Mejn

Trampi e ka ankimuar vendimin për përjashtim nga zgjedhjet preliminare në Mejn

Uashington, 3 janar 2024 (MIA) - Ish-presidenti amerikan Donald Trampi e ankimoi vendimin në shtetin amerikan Mejn që të përjashtohet nga zgjedhjet preliminare lokale për kandidaturën presidenciale republikane, njofton DPA.

Avokatët e Trampit dje parashtruan një parashtresë formale në një gjykatë në Mejn kundër vendimit të mbikëqyrësit kryesor të zgjedhjeve të shtetit. Shteti verilindor tha se Trampi  është skualifikuar për funksionin presidencial për shkak të sjelljes së tij në lidhje me sulmin në Kapitollin amerikan më 6 janar të vitit 2021.

 Pretendohet se sekretari i shtetit i Mejnit, Shena Belous, i cili është përgjegjës për zgjedhjet, është  i njëanshëm dhe nuk ka autoritet ligjor për të marrë një vendim të tillë. Belous njoftoi vendimin e tij javën e kaluar, por e vendosi atë në pritje të ankesës  së Trampit.

Trampi përballet me një sfidë të ngjashme në shtetin e Kolorados. Gjykata e Lartë e shtetit vendosi se ai nuk mund të paraqitet në votimin preliminar atje për shkak të rolit të tij në dhunë në janar të vitit 2021. Qendra amerikane për Ligj dhe Drejtësi parashtroi ankesë  për vendimin në emër të Trampit.

Mbështetësit e Trampit sulmojnë ndërtesën e Kapitolit amerikan në Uashington më 6 janar të vitit 2021, pas fjalimit të mbajtur nga presidenti i atëhershëm. Kongresi u mblodh atje për të konfirmuar zyrtarisht fitoren e Xho Bajdenit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Pesë persona humbën jetën në dhunë. Tramp duhet të gjykohet për tentativë për mashtrim zgjedhor për veprimet e tij rreth votimit, thekson DPA. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR