Trampi e hoqi versionin spanjoll të ueb-faqes së Shtëpisë së Bardhë
- – Disa orë pas dhënies së betimit të Donald Trampit si president i SHBA-së, administrata e tij e hoqi versionin spanjoll të ueb-faqes zyrtare të Shtëpisë së Bardhë.
- Post By Fitore Curri
- 08:33, 22 janar, 2025
Uashington, 22 janar 2025 (MIA) – Disa orë pas dhënies së betimit të Donald Trampit si president i SHBA-së, administrata e tij e hoqi versionin spanjoll të ueb-faqes zyrtare të Shtëpisë së Bardhë.
Shfrytëzuesit të cilët po bëjnë përpjekje të kenë qasje në versionin spanjoll të ueb-faqes marrin porosi për gabim („Error 404“), që tregon se faqja nuk ekziston më ose nuk është në dispozicion.
Gjithashtu, opsioni me titull „Go Home“ (Kthehu në faqen e parë) i dërgon shfrytëzuesit e faqes në video të Donald Trampit gjatë kohës së vitit të tij të parë si president dhe gjatë kohës së fushatës së tij. fc/
Fotografia: Printskrin