Trampi e fton Kimin në takim: "Do të doja ta shihja nëse dëshiron"
- – Presidenti amerikan Donald Tramp shumë herë propozoi takim me liderin koreanoverior Kim Xhong Un derisa u përgatit për vizitën në Korenë e Jugut këtë javë, ku mori mbështetje nga funksionarë për atë ide, por Pheniani për momentin hesht.
- Post By Fitore Curri
- 11:34, 28 tetor, 2025
Uashington, 28 tetor 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp shumë herë propozoi takim me liderin koreanoverior Kim Xhong Un derisa u përgatit për vizitën në Korenë e Jugut këtë javë, ku mori mbështetje nga funksionarë për atë ide, por Pheniani për momentin hesht.
Koreja e Veriut deri më tani nuk komentoi asgjë publikisht, ndërsa funksionarët amerikanë dhe koreanojugorë thanë se nuk ka përgatitje konkrete në vijim. Para largimit të Trampit nga SHBA-ja, Koreja e Veriut lansoi, siç bëri të ditur, raketa të reja balistike supersonike.
Por, Trampi e shfrytëzoi udhëtimin e tij përgjatë Azisë që ta theksojë gatishmërinë e tij për takim me liderin koreanoverior, duke shpresuar se do ta gjallërojë vargun e samiteve që të dy i mbajti gjatë mandatit të tij të parë të Trampit.
“Thjeshtë pata marrëdhënie të mirë me të”, tha Trampi dje.
“Do të doja ta shihja nëse dëshiron, nëse e merr këtë porosi. Nuk përmendëm asgjë, por ai e di se shkoj aty. Nëse ai dëshiron të takohet, unë me kënaqësi do të takohem me të”, deklaroi Trampi.
Në pyetjen çka mund ta sjellë Kimin në tavolinë, Trampi u përgjigj se këtë mund ta bëjnë sanksionet.
“Kjo është shumë për fillim. Do të thosha se kjo është mundësia më e madhe”, deklaroi presidenti amerikan.
Dy liderët mbajtën samite në vitin 2018 dhe 2019 para se të dështojnë bisedimet rreth arsenalit bërthamor të Phenianit. Koreja e Veriut është nën sanksione të vështira ndërkombëtare për shkak të asaj arme, si dhe raketat e saja balistike. fc/
Foto: Arkivi i EPA-s