• e premte, 05 dhjetor 2025

Trampi do të takohet me liderin sirian pas paralajmërimit për heqjen e sanksioneve

Trampi do të takohet me liderin sirian pas paralajmërimit për heqjen e sanksioneve

Riad, 14 maj 2025 (MIA) – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp deklaroi se do t’i heqë sanksionet kundër Sirisë, para takimit të pritur me liderin e saj Ahmed al-Shara, informon Bi-Bi-Si.

Trampi u pajtua të takohet me presidentin e përkohshëm të Sirisë sot në Arabinë Saudite, si pjesë e turit të tij përgjatë Lindjes së Afërt, njoftoi Shtëpia e Bardhë. 

Paralajmërimi për heqjen e sanksioneve ishte pritur me eufori në kryeqytetin sirian Damask, ku u dëgjuan thirrje të lumtura, vallëzime dhe të shtëna solemne në erë. 

Sanksionet, të cilat paraprakisht e bllokuan çdo financim të huaj, duke përfshirë edhe ndihmë, ishin të dedikuara me qëllim që të kryhet presion ndaj diktaturës së presidentit tashmë të rrëzuar nga pushteti Bashar al-Asad. 

Trampi, në forumin e investimeve në Riad, deklaroi se ndryshimi i politikës do t’i japë Sirisë “mundësi për madhështi”. 

Ministri i Punëve të Jashtme të Sirisë, Asad al-Shaibani, vendimin e përshëndeti si “kthesë kyçe për vendin”. 

“Me këtë vendim, Siria sheh drejt së ardhmes së qëndrueshmërisë, vetëmjaftueshmërisë dhe rekonstruim të vërtetë në vitet e luftës shkatërruese”, shtoi ai. 

Lideri sirian Al-Shara e theksoi nevojën për mënjanimin e sanksioneve, duke shtuar se ato ishin të dedikuara në regjimin paraprak për shkak të krimeve të tij dhe se ai regjim tashmë nuk ekziston. 

Trampi deklaroi se vendimi vjen me kërkesë nga princi saudit i kurorës Mohamed bin Salman dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan. 

"Oh, çfarë bëj unë për Princin e Kurorës", tha Trampi, duke shtuar: "E dua shumë". fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR