Trampi: Do të punojmë në uljen e tensioneve midis Seulit dhe Phenianit
- Presidenti amerikan, Donald Tramp sot në Korenë e Jugut deklaroi se do të punojë për "qetësimin" e tensioneve midis Phenianit dhe Seulit.
Seul, 29 tetor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp sot në Korenë e Jugut deklaroi se do të punojë për "qetësimin" e tensioneve midis Phenianit dhe Seulit.
"Do të punojmë shumë fort me (liderin e Koresë së Veriut) Kim Xhong Un dhe të gjithë të tjerët për të zgjidhur problemet, sepse kjo ka kuptim", tha TrAmp gjatë takimit me presidentin e Koresë së Jugut Li Xhae-Mjung.
Të dy presidentët folën në Gjonxhu të Koresë së Jugut, përpara samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.
Tramp tha se nuk mundi të “gjejë momentin e duhur” për takim me liderin e Koresë së Veriut Kim Xhong Un gjatë udhëtimit të tij, i cili është planifikuar të përfshijë edhe takime me presidentin kinez Si Xhinping. ls/
Foto: EPA