• e premte, 05 dhjetor 2025

Trampi dhe Si do të takohen këtë vjeshtë në Korenë e Jugut, në samitin e APEK-ut

Trampi dhe Si do të takohen këtë vjeshtë në Korenë e Jugut, në samitin e APEK-ut

Uashington, 19 shtator 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, tha sot se do të takohet me presidentin kinez, Si Xhinping këtë vjeshtë në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Aziatik-Paqësor (APEK) në Korenë e Jugut, raportoi DPA.

Presidenti amerikan e shkroi këtë në platformën e tij Truth Social pas telefonatës me Si, duke thënë se ai vetë do të udhëtojë në Kinë në fillim të vitit të ardhshëm dhe pret një vizitë kthimi nga presidenti kinez.

"Sapo përfundova një bisedë shumë produktive me presidentin e Kinës", shkroi Tramp. "Ne arritëm progres në shumë çështje shumë të rëndësishme, duke përfshirë tregtinë, fentanilin, nevojën për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe miratimin e marrëveshjes për TikTok"-un, shtoi presidenti amerikan, raportoi agjencia gjermane.

"Gjithashtu rashë dakord me presidentin Si që të takohemi në samitin e APEK-ut në Korenë e Jugut, që unë të shkoj në Kinë në fillim të vitit të ardhshëm dhe që presidenti Si të vijë gjithashtu në SHBA në një kohë të përshtatshme", shtoi ai, transmeton DPA.

SHBA-ja dhe Kina janë aktualisht në një pauzë në mosmarrëveshjen e tyre për tarifat, e cila u ndez në prill kur të dy vendet kërcënuan të vendosnin tarifa mbi 100 për qind për mallrat e njëra-tjetrës.

Trampi nënshkroi një urdhër ekzekutiv në gusht që shtyu tarifat deri më 10 nëntor, dhe Pekini bëri të njëjtën gjë.

Trampi dhe Si zhvilluan sot një telefonatë të shumëpritur në një përpjekje për të arritur një marrëveshje që do të ndihmonte aplikacionin e videove TikTok të mbetej i disponueshëm në SHBA dhe të ulte tensionet në mosmarrëveshjen e tyre tregtare.

Transmetuesi shtetëror kinez CCTV nuk publikoi detaje të bisedës së tyre dhe Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj kërkesës së mediave për koment.

Zyrtarë të lartë nga të dyja palët arritën një marrëveshje "kornizë" këtë javë. Raportet sugjerojnë se kjo mund të rezultojë në shitjen e operacioneve të aplikacionit në SHBA te një grup kompanish amerikane.

Nëse arrihet marrëveshje, ky do të ishte një veprim që një ekspert e quajti një "përparim të rrallë" në negociatat tregtare midis SHBA-së dhe Kinës - dhe një që do të zgjidhte një problem që ka bërë bujë për vite me radhë.

Trampi deklaroi më parë se ishte arritur një marrëveshje midis SHBA-së dhe Kinës për të vazhduar punën e TikTok-ut në SHBA dhe se ai do ta diskutonte atë me Si sot.

Kësaj platforme kineze të mediave sociale, e drejtuar nga kompania kineze BajtDens (Byte Dance), iu tha më parë se duhet të shesë operacionet e saj në SHBA ose do të përballet me mbyllje. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR