Trampi dëshiron marrëveshje paqësore edhe me Iranin
- Presidenti amerikan Donald Tramp në fjalimin e sotëm në parlamentin izraelit, tha se dëshiron të arrijë marrëveshje paqësore me Iranin, pasi SHBA dhe Izraeli gjatë verës kryen sulme ndaj objekteve bërthamore të Iranit.
- Post By Sara Ademi
- 16:35, 13 tetor, 2025
Tel Aviv, 13 tetor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp në fjalimin e sotëm në parlamentin izraelit, tha se dëshiron të arrijë marrëveshje paqësore me Iranin, pasi SHBA dhe Izraeli gjatë verës kryen sulme ndaj objekteve bërthamore të Iranit.
"Do të ishte e shkëlqyer nëse mund të arrijmë marrëveshje paqësore me Iranin. A do të ishit të lumtur për këtë? A nuk do të ishte mirë? Mendoj se ata e duan këtë", tha Trampi.
Sipas "Gardijan", SHBA, aleatët evropian dhe Izraeli akuzojnë Teheranin se përdor program bërthamor për t'i mbuluar përpjekjet për zhvillim të armëve bërthamore, ndërsa Irani pretendon se programi i tij është ekskluzivisht paqësor.
Para luftës 12-të ditëshe mes Izraelit dhe Iranit në qershor, Teherani dhe Uashingtoni mbajtën pesë raunde të negociatave bërthamore, por u përballën me pengesa të mëdha, siç është pasurimi i uraniumit në territorin iranian, të cilën forcat perëndimore duan ta reduktojnë në zero.
"Administrata ime në mënyrë aktive e mbështet presidentin e ri të Libanit dhe misionin e tij për çarmatimin e përhershëm të brigadave të Hezbollahut", tha Trampi.
Edhe krahas armëpushimit me Hezbollahun nga viti 2024, Izraeli vazhdon të kryejë sulme ndaj Libanit, duke pretenduar se Hezbollahu bën përpjekje t'i rindërtojë forcat e saj pas humbjeve të mëdha në luftë.
Përveç kësaj, shefi i të drejtave të njeriut i KB-së, Volker Tirk, më herët këtë muaj bëri thirrje për përpjekje të reja për të ndaluar përgjithmonë armiqësitë në Liban. sa/
foto: EPA