• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trampi është i gatshëm ta ripërtërijë aleancën konservatore me Orbanin

Trampi është i gatshëm ta ripërtërijë aleancën konservatore me Orbanin

Budapest, 26 prill 2024 (MIA) - Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan për president Donald Trampi sot deklaroi se është i gatshëm ta ripërtërijë aleancën konservatore me kryeministrin hungarez Viktor Orban. 

Në një video-mesazh, Trampi deklaroi se me padurim pret bashkëpunim të ngushtë me Orbanin kur, siç deklaroi, përsëri do të japë betimin si president i 47-të i SHBA-së, raportojnë mediat amerikane. 

Trampi, në mesazh, e ka quajtur Orbanin njeri të madh dhe theksoi se derisa ishte president i SHBA-së ka punuar me të në përmirësimin e vlerave dhe interesave të SHBA-së dhe Hungarisë.

Mesazhi i Trampit ishte transmetuar në një tubim në Budapest në Konferencën e veprimit konservativo-politik (SRAS) që është organizata më e shquar konservatore në SHBA. 

Ky ishte tubimi i tretë i SRAS-it në Hungari. 

Orbani ishte njëri nga aleatët më të afërt të Trampit në Evropë gjatë kohës së presidencës së tij, ndërsa të dy u takuan në Florida muajin e kaluar.

Pas takimit të tyre, Orbani theksoi mbështetjen e tij të qartë për Trampin dhe shtoi se vetëm kthimi i Trampit në Shtëpinë e Bardhë mundë të sjellë paqe në Ukrainë. qa

Foto: Arkivi i MIAs-

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR