• e premte, 05 dhjetor 2025

Tramp: Ukrainasit nuk kanë shprehur kurrfarë mirënjohje për përpjekjet tona

Tramp: Ukrainasit nuk kanë shprehur kurrfarë mirënjohje për përpjekjet tona

Uashington, 23 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp sot deklaroi se Ukraina nuk ka shprehur kurrfarë mirënjohje për përpjekjet e SHBA-së.

"'Lidershipi' i Ukrainës ka shprehur zero mirënjohje për përpjekjet tona, ndërsa Evropa vazhdon të blejë naftë nga Rusia. SHBA-ja vazhdon t'i shesë sasi të mëdha armësh NATO-s, për distribuim në Ukrainë (mashtruesi Xho dha gjithçka, falas, përfshirë edhe paratë 'e mëdha')", shkroi Tramp në platformën "Truth social".

Ai e deklaroi këtë derisa funksionarë të lartë të SHBA-së, Ukrainës dhe këshilltarë të sigurisë kombëtare të Francës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë diskutuan në Gjenevë për draft-planin e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

"Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës është luftë e dhunshme dhe e tmerrshme, e cila, me një lidership të fortë dhe të vërtetë amerikan dhe ukrainas, nuk do të kishte ndodhur kurrë. Filloi shumë kohë para se unë të merrja mandatin tim të dytë, gjatë administrimit të Xho Bajdenit të përgjumur, dhe vetëm është përkeqësuar", tha Tramp.

“Nëse zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 nuk do të ishin manipuluar dhe vjedhur, nuk do të kishte luftë midis Ukrainës dhe Rusisë... Trashëgova një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë, një luftë që është humbëse për të gjithë, veçanërisht për miliona njerëz që kanë vdekur aq pa nevojë”, përfundoi Tramp. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR