• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tramp: TikToku është kërcënim, por ndalimi i aplikacionit do t'i godasë fëmijët dhe do ta përforcojë Fejsbukun

Tramp: TikToku është kërcënim, por ndalimi i aplikacionit do t'i godasë fëmijët dhe do ta përforcojë Fejsbukun

Uashington, 12 mars 2024 (MIA) - Kandidati presidencial amerikan, Donald Tramp të hënën deklaroi se TikToku është  një kërcënim për sigurinë kombëtare, por se ndalimi i aplikacionit popullor do të dëmtonte fëmijët dhe do të forconte Fejsbukun, që republikani e kritikoi ashpër.

Trump i dha vërejtjet përderisa ligjvënësit këtë javë shqyrtojnë një propozim-ligj që do t'i japë pronarit të TikTok BajtDens rreth gjashtë muaj për të hequr dorë nga aplikacioni popullor për video të shkurtra.

Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të votojë të mërkurën mbi legjislacionin me të cilën do t'i jepte kinezit BajtDens një afat të shkurtë për t'u tërhequr nga platforma e përdorur nga 170 milionë amerikanë.

"Nëse ndaloni TikTok-un, atëherë Fejsbuk dhe të tjerët, por kryesisht Fejsbuku, do të mbeten shumë më të fortë. "Unë mendoj se Fejsbuku ishte shumë jo korrekt", tha Tramp për Si-En-En.

Trump, gjithashtu, tha se ndalimi i TikTok-ut mund të ndikojë tek të rinjtë.

"Ka shumë fëmijë në TikTok që do të çmenden pa të. Ka shumë gjëra të këqija, por dhe të mira në TikTok”, tha Tramp.

Presidenti Xho Bajden javën e kaluar tha se do të nënshkruante projekt-marrrëveshjen, e cila u miratua unanimisht nga një komitet i Kongresit.

TikTok thotë se nuk i ka ndarë të dhënat e përdoruesve amerikanë me qeverinë kineze, duke pretenduar se ligji e ndalon në mënyrë efektive aplikacionin.

"Ky propozim-ligj ka një rezultat të paracaktuar, që është një ndalim total i TikTok-ut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qeveria po përpiqet të privojë 170 milionë amerikanë nga e drejta e tyre kushtetuese për lirinë e fjalës”, kumtoi kompania. rq/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR