• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tramp ra dakord për një intervistë si viktime me FBI-në, e cila po heton atentatin e tij

Tramp ra dakord për një intervistë si viktime me FBI-në, e cila po heton atentatin e tij

Uashington, 29 korrik 2024 (MIA) - Ish-presidenti i SHBA-së dhe kandidati republikan për president, Donald Tramp, ka pranuar të flasë si viktimë me Byronë federale për hetime e cila e heton përpjekjen për atentat ndaj tij. Sipas Kevin Roxhek, agjent speciale i FBI-së në zyrën në Pitsburg, Intervistat me viktimat janë një pjesë rutinë e hetimeve penale, por ato janë vullnetare.

Roxhek deklaroi gjatë një telefonate konference se hetuesit po përqendrojnë përpjekjet e tyre në zbulimin e motivit të vrasësit të mundshëm 20-vjeçar.

Tomas Metju Kruks ishte "shumë inteligjent" dhe shumë i interesuar për të shtënat, tha Roxhek.

Rrethi i tij kryesor shoqëror "duket se ka qenë i kufizuar në familjen e tij të ngushtë, pasi ne besojmë se ai kishte pak miq dhe të njohur gjatë gjithë jetës së tij," tha Roxhek.

"Megjithëse hetimi i FBI-së mund të mos ketë përcaktuar ende një motiv, ne besojmë se subjekti bëri përpjekje të konsiderueshme për të fshehur aktivitetet e tij," tha Roxhek.

Sipas tij, përveç kësaj, FBI-ja beson se ajo që ai bëri konfirmon gjithashtu se ai kishte planifikuar me kujdes gjithçka përpara tubimit të fushatës.

"Duke filluar nga pranvera e vitit 2023, subjekti bëri më shumë se 25 blerje të ndryshme armësh zjarri nga shitësit e armëve të zjarrit në internet duke përdorur pseudonime."

Në gjysmën e parë të vitit 2024, Kruks bëri gjithashtu gjashtë blerje onlajnt të materialeve kimike të përdorura për prodhimin e pajisjeve shpërthyese të gjetura në automjetin dhe shtëpinë e subjektit.

Përpjekja për atentat ndaj Donald Tramp, presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara dhe kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, u zhvillua më 13 korrik 2024, pak pas orës 18:00 në një tubim të fushatës pranë Batler, Pensilvani. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR