• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tramp pret të arrestohet të martën, bën thirrje për protestë

Tramp pret të arrestohet të martën, bën thirrje për protestë

Uashington, 18 mars 2023 (MIA) - Ish presidenti i SHBA-së, Donald Tramp ka deklaruar se pret të arrestohet lidhur me hetimin nga ana e prokurorit të qarkut të Menhetenit javën e ardhshme dhe ka bërë thirrje për protestë.

Në postimin e sotëm në rrjetet sociale, Tramp, duke iu referuar vetes tha se “kandidati kryesor republikan dhe ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të arrestohet të martën e javës së ardhshme”.

Ai thirret në burime të zyrës së prokurorit të qarkut të Menhetenit.

"Protestë, ta kthejmë kombin tonë”, ka shkruar ai. 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR