Tramp: Për dy minuta nga biseda me Putinin do ta di se a mund të arrihet marrëveshje për luftën në Ukrainë
- Presidenti amerikan, Donald Tramp konfirmoi se para takimit me presidentin rus Vlladimir Putin, do të bisedojë edhe me liderët evropianë dhe me presidentin ukrainas, Vollodimir Zelenski.
- Post By Besnik Shuki
- 21:31, 11 gusht, 2025
Uashington, 11 gusht 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp konfirmoi se para takimit me presidentin rus Vlladimir Putin, do të bisedojë edhe me liderët evropianë dhe me presidentin ukrainas, Vollodimir Zelenski.
Ai i quajti liderët evropianë "njerëz të shkëlqyeshëm dhe liderë të shkëlqyeshëm", por konfirmoi se janë "të lodhur" nga lufta dhe dëshirojnë të kthehen në shpenzimin e parave për vendet e tyre. Shtoi se ka marrëdjhënie "tejet të mira" me liderët evropianë dhe bëri shaka se "janë shumë, por megjithatë mbështeten tek unë".
"Do të bisedojë me liderët evropianë, do të bisedojë me presidentin Zelenski. Dëshiroj t'i dëgjoj idetë e të gjithëve. Do të shkoj në takim tërësisht i përgatitur dhe do të shohim se çka do të ndodh. Mendoj se janë të mundura dy punë - mund të kemi takim të mirë dhe të bëjmë një hap para dhe të arrijmë deri tek marrëveshja. Do të doja të shoh armëpushim shumë, shumë të shpejtë, menjëherë. Shpresoj se do të arrijmë sukses të madh", tha Tramp.
Në pyetjen nëse Zelenski do të jetë në takimin të premten, Tramp tha: "Do të thosha se ndoshta do të vijë, por ai ka qenë në shumë takime".
"Në takimin me Putinin, që në dy minutat e para do të di saktë se a mund të arrihet marrëveshje apo jo", tha Tramp.
Ndryshe, presidenti amerikan në konferencë për shtyp dy herë gabimisht tha se shkon në takim me Putinin në Rusi, edhe pse takimi u caktua për 15 gusht, të premten në Aljaskë. bsh/
Foto: EPA