• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tramp nuk do të pajtohet për debat me Kamala Harris derisa demokratët nuk e "vendosin" kandidatin

Tramp nuk do të pajtohet për debat me Kamala Harris derisa demokratët nuk e

Uashington, 26 korrik 2024 (MIA) - Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Tramp, ka refuzuar të caktojë debat me kundërshtaren e tij më të mundshme demokrate Kamala Harris, sepse ajo nuk është emëruar zyrtarisht për kandidate të partisë së saj, kumtoi mbrëmë fushata e tij.

"Hollësirat për debatet e përgjithshme zgjedhore nuk mund të finalizohen derisa demokratët të vendosin zyrtarisht për kandidatin e tyre... do të ishte e papërshtatshme të caktohen punët me Harris, pasi demokratët mund të ndryshojnë shumë mirë mendimin e tyre", theksoi zëdhënësi i fushatës së Trampit, Stiven Çeung në kumtesë. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR