• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tramp: Nuk do të jem diktator nëse kthehem në pushtet, përveç ditës së parë

Tramp: Nuk do të jem diktator nëse kthehem në pushtet, përveç ditës së parë

Uashington, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Ish-presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se "nuk do të jetë diktator nëse kthehet në pushtet në vitin 2025, përveç ditës së parë".

Ai e tha këtë për Foks njus, në pyetjen nëse do të kundërpërgjigjet nëse kthehet në Dhomën ovale.

Siç sqaroi, ai do të jetë diktator, para së gjithash në lidhje me mbylljen e kufijve.

"Krahas kësaj, unë nuk jam diktator", tha Tramp.

Gjatë fushatës, kandidatët demokratë shpesh theksojnë se Trampi nëse kthehet në pushtet, do të jetë diktator dhe se do të hakmerret ndaj jobashkëmendimtarëve.

Gjatë intervistës, Trampi e kritikoi këshilltarin e posaçëm amerikan për klimën, Xhon Keri për deklaratat e tij se elektranat me thëngjill duhet të mbyllen.

"Kina ndërton brenda javës nga një fabrikë thëngjilli, fabrika të mëdha thëngjilli, dhe atë e bëjnë në mënyrë automatike. Ndërsa Xhon Keri dëshiron të ndalojmë të bëjmë gjithçka mundemi. Kemi shtet, duhet t'i aktivizojmë fabrikat tona. Era nuk do t'i aktivizojë fabrikat tona. Vendi ynë sërish mund të jetë i pasur. Xhon Keri duhet të ndalojë. Ai po e shkatërron vendin tonë", tha Tramp, duke shtuar se Keri udhëton çdokund me aeroplan privat përderisa flet për luftën kundër ndryhsimeve klimatike. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR