• e premte, 05 dhjetor 2025

Tramp kumtoi marrëveshje tregtare të SHBA-së me Korenë e Jugut me dogana prej 15 për qind

Tramp kumtoi marrëveshje tregtare të SHBA-së me Korenë e Jugut me dogana prej 15 për qind

Uashington, 31 korrik 2025 (MIA) - SHBA-ja arriti marrëveshje tregtare me Korenë e Jugut me të cilën do të vendosen dogana prej 15 për qind për importin nga Koreja e Jugut, kumtoi presidenti Donald Tramp.

Krahas kësaj, Koreja e Jugut do të investojë 350 miliardë dollarë në SHBA dhe do të blejë prodhime energjetike në vlerë prej 100 miliarëd dollarëve, shkroi Tramp në Truth Social.

"Gjithashtu, u dakordua që Koreja e Jugut do të jetë tërësisht E HAPUR PËR TREGTI me SHBA-në dhe do të pranojë prodhime amerikane, përfshirë automobila dhe kamionë, prodhime bujqësore dhe të tjera", shtoi Tramp.

Presidenti jugkorean, Li Xh-mjung tha se marrëvehsja e vendit të tij me SHBA-në do ta vendosë Korenë e Jugut në bazë të njejtë apo më të mirë në krahasim me vendet e tjera.

Ai tha se të dy vendet janë dakorduar të krijojnë fond investues prej 350 miliardë dollarëve, prej të cilave 150 miliardë dollarë do të dedikohen për partneritete për ndërtim të anijeve.

Ndërkohë, ministri jugkorean i Mbrojtjes, An Kju-bak dhe ministri amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset biseduan në telefon për mundësinë e bashkëpunimit më të afërt lidhur me Korenë e Veriut dhe ndërtimin e anijeve. ab/

Foto: ЕPА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR