• e diel, 22 dhjetor 2024

Tramp ka apeluar dënimin e tij që i ishte shqiptuar në rastin me mashtrimin në Nju-Jork

Tramp ka apeluar dënimin e tij që i ishte shqiptuar në rastin me mashtrimin në Nju-Jork

Uashington, 27 shkurt 2024 (MIA) - Avokatët e ish-presidentit amerikan, Donalld Tramp dhe udhëheqës të lartë të kompanisë së tij "Tramp Organozation" sot parashtruan ankesë duke e kontestuar vendimin e gjykatës në padinë për mashtrim qytetar kundër tij, parashtruar nga prokurori publik i shtetit të Nju-Jorkut, kumtuan agjencitë botërore.

Ekipi i avokatëve të ish-presidentit e njoftoi gjykatën e Apelit në shtetin e Nju-Jorkut për planet për ta kontestuar aktvendimin e 16 shkurtit të gjykatësit të gjykatës shtetërore të Menhetenit, Artur Engoren.

Engoren i shpalli Trampin dhe drejtorët e tij fajtorë për shumë akuza për mashtrim dhe e dënoi me mbi 454 milionë dollatë, që më së shumti ndikoi ndaj Trampit, të cilit gjithashtu iu ndalua të punojë në Nju-Jork për tre vite.

Nga Trampi nuk kërkohet ta paguajë dënimin apo të publikojë obligacion për ankesë, por ankesa automatikisht nuk e ruan ekzekutimin e aktvendimit, transmetoi BTA.

Megjithatë, ai ka afat deri më 25 mars të sigurojë prolongim, mekanizëm juridik i cili e prolongon ekzekutimin e dënimit në të holla derisa zgjatë ankesa. Për atë qëllim, Trampi duhet të publikojë obligacion i cili e mbulon vlerën e dënimit. Megjithatë, avokatët e tij mund të kërkojnë nga gjykata e Apelit të miratojë mbajtje pa kaucion apo obligacion më të ulët.

Padia kundër Trampit ishte parashtruar në shtator 2022 nga prokurorja shtetërore e Nju-Jorkut, Leticia Xhejms. Sipas aktakuzës, kompania "tramp Organization" ka dhënë informata të rrejshme për kreditë dhe sigurimin. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR