• e shtunë, 27 korrik 2024

Tramp kërkon mbështetje nga ithtarët e Hejlit

Tramp kërkon mbështetje nga ithtarët e Hejlit

Uashington, 6 mars 2024 (MIA) - Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Tramp, u bëri thirrje sot të gjithë mbështetësve të Niki Hejlit, e cila më parë e ndërpreu fushatën, ta mbështesin atë në zgjedhjet e nëntorit.

"Do të doja të ftoja të gjithë mbështetësit e Hejlit që t'i bashkohen lëvizjes më të madhe në historinë e kombit tonë. Bajdeni është armik. Ai po shkatërron vendin tonë", ka njoftuar Trampi në rrjetin e tij social “Trutsoshal" (TruthSocial).

Më herët sot, ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Niki Hejli, pezulloi fushatën e saj për nominimin presidencial të Partisë Republikane, duke e lënë Trampin si kandidatin e vetëm të Partisë Republikane. Ndërsa mes demokratëve, përveç presidentit aktual Xho Bajden, në garë janë ende Marijen Uilliamson dhe Din Filips. qa

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR