Tramp: Irani e ka edhe një mundësi për marrëveshjen bërthamore
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, në intervistën për televizionin En-Bi-Si Njus deklaroi se Irani e humbi një mundësi për të arritur marrëveshje për programin e tij bërthamor me SHBA-në, por se tani ka edhe një mundësi tjetër për ta bërë atë.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:44, 13 qershor, 2025

Uashington, 13 qershor 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, në intervistën për televizionin En-Bi-Si Njus deklaroi se Irani e humbi një mundësi për të arritur marrëveshje për programin e tij bërthamor me SHBA-në, por se tani ka edhe një mundësi tjetër për ta bërë atë.
"Ata e humbën mundësinë për të arritur marrëveshje. Tani ndoshta do ta kenë edhe një mundësi. Të shohim", tha Tramp. Ai shtoi se zyrtarë iranianë tashmë e kontaktuan në telefon, duke shprehur dëshirë për arritje të marrëveshjes.
Në intervistën telefonike për Rojtters, siç transmeton BTA, Tramp deklaroi se nuk është i sigurt nëse Irani ka akoma program bërthamor pas sulmeve të sotme izraelite ndaj vendit, por konfirmoi se negociatat e planifikuara me përfaqësues të Teheranit në Oman të dielën nuk janë anuluar. Ai theksoi se nuk druan nga mundësia e luftës rajonale pas sulmeve izraelite.
Paraprakisht, në intervistëp për "Uollstrit xhurnall", Tramp zbuloi se e kanë ditur për planet e Izraelit. Trampi i përshkroi sulmet si "operacion mjaft të suksesshëm, thënë butësisht", përderisa Netanjahu konfirmoi se SHBA-ja ka qenë e njoftuar paraprakisht për aksionin. ab/
Foto: arkivi