• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tramp i kërkoi Gjykatës Supreme të pezullojë vendimin gjyqësor që i heq atij imunitetin absolut

Tramp i kërkoi Gjykatës Supreme të pezullojë vendimin gjyqësor që i heq atij imunitetin absolut

Uashington, 13 shkurt 2024 (MIA) - Mbrëmë, ish presidenti Donald Tramp paraqiti një kërkesë në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar vendimin e Gjykatës së Apelit që refuzoi kërkesën e tij për imunitet absolut nga ndjekja penale, në lidhje me përpjekjet e tij për të minuar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni.

Nëse gjyqtarët e Gjykatës Supreme nuk lëshojnë pezullim gjatë shqyrtimit të ankesës së tij, gjykimi i asaj ndjekjeje penale, i cili është shtyrë, do të vazhdojë.

Deklarimi është tentimi më e fundit në përpjekjen e Trampit për të shtyrë pretendimin e tij të përgjithshëm për imunitetin që është refuzuar nga dy instanca më të ulëta. Gjykata Supreme tani duhet të përcaktojë nëse dhe sa shpejt do të vazhdojë gjyqi federal i bazuar në padinë për të minuar zgjedhjet e vitit 2020. Nëse gjyqtarët nuk marrin një vendim të shpejtë, gjykimi mund të shtyhet deri në fund të fushatës zgjedhore apo edhe pas zgjedhjeve.

Deklarimi i Trampit vjen pasi një panel prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit të SHBA-së për Qarku i Kolumbisë hodhi poshtë unanimisht argumentin e Trampit se ai nuk duhet të ndiqet penalisht për veprimet që ka bërë gjatë kohës kur ishte president. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR