• e premte, 05 dhjetor 2025

Tramp: Ekziston një grup njerëzish shumë të pasur që do ta blinin TikTok-un

Tramp: Ekziston një grup njerëzish shumë të pasur që do ta blinin TikTok-un

Uashington, 30 qershor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp tha dje në një intervistë për Foks Njuz se kishte gjetur një blerës për rrjetin social TikTok, të cilin e përshkroi si një grup "njerëzish shumë të pasur", identitetin e të cilëve do ta zbulonte pas rreth dy javësh.

Trampi tha se marrëveshja në të cilën po punon me siguri do të kërkojë miratimin e Kinës dhe parashikoi se presidenti kinez Si Xhinping me siguri do ta miratojë shitjen.

"Të paktën, kemi një blerës për TikTok-un", tha Tramp. "Mendoj se ndoshta do të më duhet miratimi nga Kina. Mendoj se presidenti Si ndoshta do të jetë dakord."

Më herët këtë muaj, Trampi ia vazhdoi afatin deri më 17 shtator kompanisë kineze BajtDens (ByteDance) për të shitur degën e saj amerikane të TikTok-ut, pavarësisht një ligji që kërkon një shitje ose mbyllje nëse nuk bëhet përparim i rëndësishëm.

Në pranverë marrëveshja ishte në përgatitje për ndarjen e degës amerikane të TokTok-ut në kompaninë amerikane, por pronësi dhe me shumicë të menaxhuar nga investitorët amerikanë, por kjo ishte vënë në pritje pasi Kina ka sinjalizuar se nuk do ta miratojë shitjen pas njoftimeve të Trampit për tarifat e larta për mallrat kinez.

Në vitin 2024, ligji amerikan kërkonte që TikTok-u të ndërpriste punën më 19 janar, përveç nëse BajtDens nuk heq dorë plotësisht nga pjesa amerikane e aplikacionit ose nuk tregon progres të dukshëm drejt shitjes.

Trampi, i cili këtij aplikacioni ia pranon meritat për mbështetjen e tij të rritur mes votuesve të rinj, që i ndihmoi të fitojë në zgjedhjet presidenciale, madje tre herë vazhdon afatin për shitje. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR