• e enjte, 06 mars 2025

Tramp e përshëndeti iniciativën e Zelenskit për përmirësimin e marrëdhënieve

Tramp e përshëndeti iniciativën e Zelenskit për përmirësimin e marrëdhënieve

Uashington, 5 mars 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp shprehu mbështetje për përpjekjet e presidentit ukrainas, Vollodimir Zelenski për të përmirësuar marrëdhëniet midis dy vendeve, pas takimit të mëparshëm të tensionuar në Zyrën Ovale.

Në fjalimin e tij të parë para dy dhomave të Kongresit Amerikan pas kthimit në detyrë, Tramp theksoi se ka marrë letër nga Zelenski, në të cilën lideri ukrainas e ka konfirmuar gatishmërinë e Kievit për negociata paqësore, raporton DPA.

"E vlerësoj që ma ka dërguar këtë letër", deklaroi Tramp, duke i pranuar përpjekjet e Zelenskit për pajtim. 

Ai citoi disa pjesë të letrës, në të cilën Zelenski ka theksuar se është i gatshëm të punojë nën udhëheqjen e Trampit për arritjen e paqes së përhershme. 

Trampi, gjithashtu, tha se presidenti ukrainas ka shprehur gatishmërinë që Ukraina të nënshkruaj marrëveshje për mineralet e kërkuara nga Uashingtoni. 

Presidenti amerikan shtoi se administrata e tij në mënyrë aktive po negocion me Moskën dhe se ka marrë "sinjale të forta" se Rusia është e hapur për negociata paqësore. 

"A nuk do të ishte e shkëlqyeshme? Është koha për t'i dhënë fund kësaj çmendurie. Është koha për të ndaluar vrasjet. Është koha për t'i dhënë fund luftës së pakuptimtë", tha Tramp, duke vlerësuar se paqja mund të arrihet vetëm përmes dialogut me të dyja palët. qa/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR