• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tramp: Dua që të vijnë tek ne emigrantë nga vende "të këndshme", jo nga ato "katastrofale"

Tramp: Dua që të vijnë tek ne emigrantë nga vende

Uashington, 6 prill 2024 (MIA) - Ish-presidenti amerikan, Donald Tramp, gjatë mbrëmjes së donatorëve këtë fundjavë në Palm biq, Floridam u tha mbështetësve dhe financuesve të fushatës së tij se pret që SHBA-ja të pranojë emigrantë "nga vende të këndshme" dhe jo nga "vende të jashtëzakonshme".

Sipas një pjesëmarrësi në takim, në gjysmë të fjalimit të tij, Tramp përsëriti një nga tiradat e tij të famshme kundër emigrantëve që hyjnë në SHBA, ndërsa në një kohë kur administrata e Presidentit Xho Bajden po lufton me krizën e përshkallëzuar të imigracionit të paligjshëm në kufirin jugor, njoftoi sot "Njujork tajms".

"Këta janë njerëz që vijnë nga burgjet dhe qendrat e paraburgimit. Ata vijnë nga vende të jashtëzakonshme, vende katastrofale, tha Trump para mysafirëve të tij.

Më pas ai tha se dëshiron emigrantë nga vendet "të këndshme".

Për atë që ka thënë, tha se do të kritikohet sepse “kam thënë diçka keq, por kam menduar se është mirë”.

Kur ishte president, Tramp u bë i famshëm për një koment të bërë në kabinetin e tij në Shtëpinë e Bardhë. Në një takim me ligjvënësit, ku tema ishte emigracioni, ai i përshkroi vendet si Haiti dhe disa vende në Afrikë me zhargonin e rrugëve si "shithole countries".

Për këtë ai u kritikua ashpër nga shumë vende afrikane, disa dërguan një notë proteste në Shtetet e Bashkuara dhe një numër i organizatave të të drejtave të njeriut thanë se deklarata ishte raciste. ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR