Tramp: Bajdeni largohet si presidenti më i keq në historinë amerikane
- Donald Tramp, kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas tërheqjes së presidentit aktual Xho Bajden nga gara deklaroi se ai (Bajdeni) “largohet si presidenti më i keq ndonjëherë” në historinë e vendit.
- Post By Fami Bajrami
- 23:50, 21 korrik, 2024
Uashington, 21 korrik 2024 (MIA) - Donald Tramp, kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas tërheqjes së presidentit aktual Xho Bajden nga gara deklaroi se ai (Bajdeni) “largohet si presidenti më i keq ndonjëherë” në historinë e vendit.
Në bisedën telefonike për Si-En-En, disa minuta pasi Bajdeni deklaroi se po tërhiqet, Trampi tha se mendon se nënpresidentja Kamala Haris do të jetë më lehtë të mposhtet, megjithëse ende nuk dihet nëse ajo do të jetë kandidatja demokrate për presidente.
Bajdeni sot u tërhoq nga fushata për rizgjedhje në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Në letrën e publikuar nga X, Bajden tha se beson se është në interesin më të mirë të partisë dhe vendit të tij që të tërhiqet dhe të fokusohet në përmbushjen e detyrave të tij si president deri në fund të mandatit të tij.
Foto: EPA