• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tramp: Atë që po më bëjnë mua, po ndodh në vendet e botës së tretë

Tramp: Atë që po më bëjnë mua,  po ndodh në vendet e botës së tretë

 Uashington, 7 gusht 2023 (MIA) - Ish-presidenti amerikan Donald Tramp, sot deklaroi se atë që po ia bën Ministria e Drejtësisë është e njëjtë me atë që po bëjnë “vendet e botës së tretë”.

Kjo deklaratë ka të bëjë  në procedurën juridike që është ngritur kundër tij. 

"Atë që po më bën Ministria e Drejtësisë është e njëjta gjë që po bëjnë vendet e botës së tretë në mbarë botën”, ka shkruar Trampi në rrjetin social “Trut soshëll”. 

Ai shtoi se autoritetet amerikane "nuk do ta kalojnë me atë". "Do ta bëjmë Amerikën sërish të madhe", theksoi Trampi. 

 Javën e kaluar, prokurori i posaçëm Xhek Smit ngriti padi kundër Trampit me katër pika, ku nish-presidenti akuzohet për mashtrim të Shteteve të Bashkuara tëAmerikës, komplot për të penguar një procedurë zyrtare (transferim të pushtetit), pengim dhe tentativë për pengim të një procesi zyrtar dhe shkelje të të drejtat e garantuara me ligjet dhe Kushtetutën e SHBA-së.

Në qershor, Tramp u akuzua në kuadër të hetimit për dokumentet e klasifikuara që ish-presidenti i nxori nga Shtëpia e Bardhë, dhe para kësaj, në mars, porota e madhe e Menhetit e akuzoi  për mashtrim afarist. 

 Ai, gjithashtu, po  përballet me një akuzë të mundshme të katërt në Xhorxhi, ku prokurorët po i hetojnë përpjekjet e tij për t'i prishur rezultatet e zgjedhjeve në atë shtet federal.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR