• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tramp: 100 për qind mundësi për sulm terrorist në SHBA për shkak të emigrantëve ilegal

Tramp: 100 për qind mundësi për sulm terrorist në SHBA për shkak të emigrantëve ilegal

Uashington, 28 janar 2024 (MIA) - Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, konsideron se mundësia për të ndodhur ndonjë sulm terrorist në SHBA është 100 për qind, për shkak të, siç tha, numrit të madh të emigrantëve ilegal.

"Vendi ynë shkon në ferr për shkak të njerëzve të paaftë apo të këqinj. Terroristët vijnë në mënyrë të pakontrolluar nga e mbarë bota... Dhe ka 100 për qind mundësi të ketë sulm të madh terrorist në SHBA", vlerësoi tramp në tubimin parazgjedjor në Nevadë.

Tramp i kushtoi një pjesë të madhe të fjalimit të tij situatës në kufirin jugor të SHBA-së me Meksikën, sërish duke premtuar se "do ta fillojë operacionin më të madh për deportim në Amerikë". ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR