• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trajkovski: Nuk ka kompromis me tregtarët të cilët do t’i vënë konsumatorët në huti dhe objektet e tyre do të mbyllen

Trajkovski: Nuk ka kompromis me tregtarët të cilët do t’i vënë konsumatorët në huti dhe objektet e tyre do të mbyllen

Gostivar, 27 shator 2023 (MIA) - Ritje të kontrolleve në të gjitha objektet tregtare në vend për ata tregtarë që mashtrojnë konsumatorët, paralajmëron drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve lidhur me rezultatet e kryera dhe sanksionet e shqiptuara.

Njëjtë si dhe ditët e kaluara të gjithë inspektorët janë në terren dhe ISHT do të vizitojë çdo fshat në vendin tonë, atje ku ka dhe shitore të vogla, megjithatë tek ne arrijnë edhe raportet e qytetarëve. Marketet e mëdha kanë tolerime me afate për harmonizimin e çmimeve deri në pesë ditë, tha Trajkovski.

Ai theksoi se në respektimin e masës, zinxhirët e mëdhenj të marketeve kanë korrigjuar gabimet e tyre dhe po zbatojnë vendimet e Qeverisë për çmimin e garantuar. Trajkovski ka lavdëruar kompanitë të cilët janë treguar të përgjegjshëm dhe kanë bërë uljen e produkteve të cilët nuk janë përfshirë me vendimin e Qeverisë.

Në pyetjen e gazetarëve rreth kontrolleve të sotshme dhe epilogun e tyre, njeriu i parë i ISHT-së konfirmoi se janë në rrjedhë dhe se kontrollohen edhe marketet e mëdha.

"Kontrollet po vazhdojnë dhe rezultati i ditës së sotshme do të bëhet i ditur më vonë ose nesër. Nuk ndalemi këtu. Dënime do të ketë dhe do të rritet numri i kontrolleve edhe te shitësit me pakicë dhe furnizuesit, ose shitësit me shumicë, sepse nuk duam të shohim mungesë të produkteve nëpër markete", tha Trajkovski.

Ai tha se deri më tani shtatë kompani janë gjobitur për shkak të mosrespektimit të vendimit të Qeverisë për uljen e çmimeve dhe pesë kompani për mosrespektimin e Ligjit të konsumatorëve, gjegjësisht për zbatimin e praktikave të padrejta tregtare dhe paralajmëroi zbatimin deri në fund të obligimeve ligjore.

Sipas Trajkovskit, gjobat që u janë shqiptuar janë paguar dhe nga nesër do të mund të hapin marketet e tyre.

Dua të theksoj se as unë dhe as inspektorët nuk do të lejojmë që qytetarët të mashtrohen. Bëhet fjalë për kompani serioze që nuk guxojnë të lejojnë një gjë të tillë. Në këtë pjesë nuk duhet të bëjmë kompromis dhe do t'i mbyllim pa asnjë selektim", nënvizon Trajkovski. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR