• e shtunë, 23 nëntor 2024

Trajanovski: është stabilizuar gjendja financiare e NP për rrugë shtetërore, po punohet në projekte

Trajanovski: është stabilizuar gjendja financiare e NP për rrugë shtetërore, po punohet në projekte

Shkup, 24 gusht 2024 (MIA) - Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore (NPRRSH) është hasur në gjendje të keqe financiare të cilën arritëm ta sanojmë, informoi sot drejtori i NP për rrugë shtetërore, Koce Trajanovski.

Pas takimit në ndërmarrje me kryeminsitrin Hristian Mickoski dhe minsitrin e Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, drejtori Trajanovski informoi se ndërmarrjen e kanë hasur në borxhe të mëdha, por, siç tha, kanë arritur t'i afrohen stabilitetit financiar.

"Në xhiro-llogari ka pasur rreth 90 milionë denarë, ndërsa borxhet ishin rreth një miliardë e njëqind, dhjetë herë borxhe më të mëdha se sa gjendja në xhiro-llogari, në mënyrë që më 23 gusht, në gjendjen e djeshme, kemi një miliardë e njëqind në llogari dhe një miliardë e tre qind në borxhe. Po i afrohemi një lloj stabiliteti financiar", tha drejtori, pas takimit në të cilin u prezantuan projektet që janë pjesë e punës së NPRRSH-së.

Trajanovski informoi se prej shkurtit të këtij viti nuk janë paguar faturat e shumë institucioneve, mes të cilave i përmendi Rrugët e Maqedonisë, të cilave, siç tha, u janë paguar vetëm rrogat, ndërkaq nuk është paguar, si shtoi, edhe Minsitria e Financave në vlerë prej 300 milionë denarë për pagesë të anuiteteve për kredi të cilat i paguan Ministria në emër të NPRRSH-së.

Trajanovski informoi edhe se ndërmarrja ka nënshkruar kontrata me çmime shumë të larta, prej të cilave e veçoi çmimin prej 30 mijë denarë për angazhim të elektroinxhinierit profesional me arsim të lartë, për një orë punë.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, ndau se kanë pasur fillim të shkëlqyeshëm së bashku me NPRRSH-në, me ç'rast tha se në baza ditore punojnë në realizimin e projekteve.

Minsitri paralajmëroi se së shpejti do të prëfundohet projekti për rrugën e shpejtë Gradsko-Prilep.

Shtoi se pret që "Ndërmarrja publike të veprojë lidhur me të gjitha thëniet që i kanë parashtruar si minsitri për të gjitha krimet potenciale që ka pasur në NPRRSH" dhe paralajmëroi lajme të mira në periudhën në vijim.

Edhe kryeministri Hristian Mickoski vlerësoi se në bazë të asaj që është prezantuar, NPRRSH ngadalë por sigurt po konsolidohet dhe stabilizohet.

"Gjatë ditëve të fundit vizitova disa institucione shtetërore, tërë kohën flasim për stabilizim, pas asaj rënieje të lirë që e patëm si shtet. Dhe mund të them se ngadalë, por sigurt gjendja po stabilizohet dhe po çlirohemi nga krimi", tha Mickoski.

Ai, gjithashtu, i bëri thirrje Prokurorisë të veprojë pas informatave të marra.

Pritjet e kryeminsitrit janë rezultatet nga puna e NPRRSH të dalin sa më parë. ab/

Fotо: Qeveria e RMV-së

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR