• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trajanovi propozoi ligj për formimin e Agjencisë së Pavarur për Luftë Kundër Korrupsionit dhe Krimit

Trajanovi propozoi  ligj për formimin e Agjencisë së Pavarur për Luftë Kundër Korrupsionit dhe Krimit

Shkup, 7 mars 2023 (MIA) - Deputeti dhe kryetari i Lidjes Demokratike, Pavle Trajanov, në konferencë për shtyp në Kuvend bëri të ditur se sot deri te shërbimet kuvendore ka dorëzuar projekt-ligjin për luftë kundlr formave të rënda të krimit të organizuar. dhe korrupsioni i lartë, i cili, siç thotë, do të mundësojë çrrënjosjen e formave të rënda të korrupsionit, luftën joselektive  kundër krimit dhe implementimin e vlerave evropiane.

"Pothuajse të gjithë kemi të njëjtin qëndrim, ndërsa këto janë edhe qëndrime edhe të BE-së edhe të SHBA-së, se Maqedonia është shtet i kriminalizuar, se janë të kërcënuara vlerat dhe të drejtat themelore të qytetarëve, por ajo që është më e rëndësishmja është mbijetesa e shtetit dhe të rendit kushtetues. Prandaj, mendoj se me këtë ligj  në të vërtetë do të rirreshtohemi dhe përcaktohemi  kush jemi për BE-në, për një luftë të vërtetë kundër formave të rënda të krimit dhe korrupsionit, ndërsa të cilët vetëm verbalisht flasim për luftën kundër krimit, ndërsa deri më tani nuk kanë ndërmarrë asgjë", tha Trajanovi, duke shpjeguar arsyet për dorëzimin e ligjit në procedurë para Parlamentit. 

 Ai propozon që të formohet  një agjenci e pavarur jashtë fuqisë  politike dhe partiake, e cila, siç thotë, do të jetë rezistente ndaj çdo ndikimi partiak, të korruptuar apo biznesi, e përbërë nga profesionistë që do të jenë në gjendje të punojnë në zbulimin e formave të rënda të krimit të kryera nga bartës të funksioneve të larta shtetërore.  

 Agjencia, thotë, duhet të punojë edhe në zbulimin e pasurisë së fshehtë të bartësve të pozicioneve shtetërore, të cilën  e kanë fituar në rrugë kriminale. Risi, sipas tij, është se nëse zbulohet pasuria e tillë e fituar në mënyrë të kundërligjshme, ndërsa  është fituar gjatë kryerjes së funksionit, ajo pronë detyrimisht të konfiskohet. Propozon edhe një masë mbrojtëse - ndalim të veprimtarisë politike deri në 10 vjet, nëse dikush dënohet për përfshirje në forma të rënda të krimit të organizuar.

 Përveç që do të zbulojë vepra  rënda penale  me vlerë mbi 100.000 euro, ajo duhet t'i monitorojë edhe furnizimet  publike përmes të cilave, thotë ai, derdhen miliona euro në xhepa privatë, pasi sipas tij mbi 90 për qind e tyre janë të rregulluara.

Në pyetjen e gazetarëve vlerësoi se Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të bërë diçka, por, thotë, nuk ka rezultate. Kjo agjenci që ai propozon sqaroi se sipas ndërtimit që do ta ketë, do të jetë e vetmja që do të luftojë korrupsionin dhe do të jetë e pavarur, e pavarur dhe shumë profesionale. Kjo agjenci, theksoi, do të ketë edhe autorizime klasike policore si FBI amerikane dhe do të mund të përdorë masat PIM. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR