• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Trajanov: Nuk pres shumicë prej dy të tretave për ndryshimet kushtetuese

Trajanov: Nuk pres shumicë prej dy të tretave për ndryshimet kushtetuese
Shkup, 12 gusht 2022 (MIA) - Lideri i Lidhjes Demokratike (LD), Pavle Trajanov sonte deklaroi se nuk pret që të sigurohet përkrahja e 80 deputetëve për ndryshimet kushtetuese dhe se mbështetja e tij për ndryshimin e Kushtetutës është e kushtëzuar me njohjen e të drejtave të maqedonasve në Bullgari. “Mendoj se ato paralajmërime se një pjesë e deputetëve të opozitës do të ndërrojnë mendje janë spekulime dhe nuk pres që në këtë përbërje parlamentare të ndodhin ato ndryshime, me siguri do të mbahen zgjedhje të parakohshme”, tha Trajanovi në emisionin “Verë e nxehtë politike” në Kanal 5 TV. Sipas Trajanovit, megjithatë, regjistrimi i shoqatave që mbajnë emrat e fashistëve të dëshmuar është në dëm të marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. “Mendoj se përgjegjësia është tek institucionet shtetërore që lejojnë regjistrimin e shoqatave të qytetarëve me emra të ndryshëm që absolutisht janë të papranueshme për qytetarët, për opinionin, pasi bëhet fjalë për ish bashkëpunëtorë të Hitlerit, të fashizmit, ose në atë kohë kanë kryer funksione të larta shtetërore në Bullgari”, tha Trajanovi.

QËNDRONI TË LIDHUR