Tragjedi në rajonin e Prilepit, vdesin dy foshnja binjake
- Dy foshnja, binjake, rreth 20-ditëshe, kanë ndërruar jetë dje rreth mesditës, ndërsa prokurori publik nga prokuroria themelore publike nga Prilepi urdhëroi obduskion për të konfirmuar shkakun e vdekjes së tyre.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:17, 17 janar, 2025
Prilep, 17 janar 2025 (MIA) - Dy foshnja, binjake, rreth 20-ditëshe, kanë ndërruar jetë dje rreth mesditës, ndërsa prokurori publik nga prokuroria themelore publike nga Prilepi urdhëroi obduskion për të konfirmuar shkakun e vdekjes së tyre.
Sipas prokurorit publik, Stevço Binoski, foshnjat, vajzë dhe djalë, ishin në gjendje të rëndë. Familja nga shtëpia në fshatin Sllavej të Prilepit kishte thirrë Ndihmën e shpejtë.
"Familja në fshatin Sllavej ka thirrë ndihmën e shpejtë. Foshnjat binjake ishin në gjendje të rëndë. Ekipi i ndihmës së shpejtë sapo arriti, konstatoi vdekjen tek njëra foshnje, ndërsa tjetra ishte dërguar në spitalin e Prilepit në gjendje të rëndë, ku edhe ndërroi jetë. Familja jeton në kushte ekstreme të këqija dhe ka edhe tre fëmijë. Urdhërova obduksionin në mënyrë që të konstatohet shkaku i vdekjes së foshnjave. Janë njoftuar kompetentët, mes të cilëve edhe nga Qendra për punë sociale nga Prilepi", deklaroi Binoski.
Sot në orën 12 është caktuar konferencë për shtyp në Qendrën për punës sociale. ab/
Foto: МIА arkivi