• e shtunë, 06 korrik 2024

Totenhemi e ka startin më të mirë në Premier ligë në 63 vitet e fundit

Totenhemi e ka startin më të mirë në Premier ligë në 63 vitet e fundit

Londër, 24 tetor 2023 (MIA) - Totenhemi mbrëmë e ka mundur Fulamin me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 9-të të Premier ligës.

Spars kanë marrë 23 pikë nga nëntë xhirot e para dhe kanë startin më të mirë që nga viti 1960. Atëherë skuadra londineze regjistroi nëntë fitore në nëntë ndeshje dhe në fund të sezonit u bë kampion i Anglisë.

Totenhemi renditet i pari në tabelë në kampionatin anglez me 23 pikë, dy pikë më shumë se Mançester Siti dhe Arsenali.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR