• e diel, 22 dhjetor 2024

Toshkovski-Val: Përkushtim serioz në modernizimin dhe profesionalizimin e shërbimit policor

Toshkovski-Val: Përkushtim serioz në modernizimin dhe profesionalizimin e shërbimit policor

Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot realizoi takim pune me ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilijan Val, në të cilin e falënderoi për mbështetjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Misionit të OSBE-së në përpjekjet për modernizimin e shërbimit policor, veçanërisht në fushën e profesionale policore, projektet për trajnimin e policëve dhe modernizimin e pajisjeve.

Ministri Toshkovski, siç bënë të ditur nga MPB, theksoi vendosmërinë për luftë efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, si një nga shtyllat bazë të Qeverisë së re, si dhe nevojën për ndërtimin e një shërbimi policor bashkëkohor që do t'i ndjekë në vazhdimësi do të përcjel punën demokratike në polici, por edhe një shërbim që do të bazohet në parimin e meritës dhe integritetit.

"Duke iu referuar disa pikave si fokus kryesor i aktiviteteve të misionit të OSBE-së, ambasadori Val thekson përkushtimin dhe angazhimin e misionit të kësaj organizate ndërkombëtare për përmirësimin e proceseve të punës në Ministri, në bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Misionit të OSBE-së. Ministri Toshkovski dhe ambasadori Val theksuan se bashkëpunimi dhe komunikimi edhe në të ardhmen do të jenë në nivel të lartë", bëhet e ditur në kumtesën e MPB-së. fc/

Fotografia: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR