Toshkovski: Vlerësoj se do të kemi edhe një palë zgjedhje demokratike në Maqedoni
- Vlerësoj se do të kemi edhe një palë zgjedhje demokratike në Maqedoni, tha sot ministri për Punë të Brendshme, Pançe Toshkovski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në lidhje me situatën e sigurisë në vend që pritet para zgjedhjeve të ardhshme lokale.
- Post By Fami Bajrami
- 12:16, 23 shtator, 2025
Shkup, 23 shtator 2025 (MIA) – Vlerësoj se do të kemi edhe një palë zgjedhje demokratike në Maqedoni, tha sot ministri për Punë të Brendshme, Pançe Toshkovski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në lidhje me situatën e sigurisë në vend që pritet para zgjedhjeve të ardhshme lokale.
Pas Konferencës shkencore ndërkombëtare në organizim të Fakultetit të sigurisë - Shkup, Toshkovski theksoi se në kuadër të Ministrisë së Brendshme, dy ose tre javë më parë është formuar aksion operativ "Zgjedhjet 2025" dhe theksoi se po ndërmerren të gjitha aktivitetet e nevojshme për t'u përgatitur për procesin zgjedhor.
"Ministria e Punëve të Brendshme prej më shumë se dy- tre javë ka krijuar një aksion operativ 'Zgjedhjet 2025'. Shërbimet po punojnë aktivisht, po ndërmerren të gjitha ato veprime për t'u përgatitur për procesin zgjedhor dhe unë zhvillova një takim me Komisionin Shtetëror Zgjedhor, në nivel teknik janë mbajtur disa takime me KSHZ-në, po përgatitemi dhe po ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm që janë në kompetencën tonë. Nga perspektiva e sotme, besoj se do të kemi edhe një palë zgjedhje demokratike në Maqedoni", ka thënë Toshkovski.
Foto: MIA