• e hënë, 23 dhjetor 2024

Toshkovski: Urgjentisht të riorganizohet tërë sistemi për menaxhim me krizat

Toshkovski: Urgjentisht të riorganizohet tërë sistemi për menaxhim me krizat

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Komiteti Drejtues për Menaxhim me Kriza sot në mëngjes në mbledhje ka marrë vendim që t'i rekomandojë Qeverisë urgjentisht të marrë vendim për riorganizimin e tërë sistemit që të përballet në mënyrë adekuate me çdo krizë, e cila do të ndodhte në vend.

Vendimin e ka kumtuar ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili ka theksuar se pas zjarreve në vend, në 13 ditët e kaluara është bërë e qartë se një sistem i tillë nuk ekziston.

"Fakt është se Qendra për Menaxhim me Kriza dhe të gjitha institucionet e tjera funksionojnë në kuadër të kapaciteteve që i kemi trashëguar, por fakt është se kjo është e pamjaftueshme dhe jo me kohë në pajtim me nevojat. Ato janë burimet, njerëzit janë ata, mundësitë janë ato, por fakti është se ne kemi trashëguar një sistem të shkatërruar dhe duhet ta reformojmë thelbësisht", deklaroi Toshkovski pas takimit. 

Gjendja e krizës me zjarret në ambiente të hapura, të cilat kanë kapluar pjesë e vendit, ishte tema në mbledhjen e Komitetit Drejtues për Koordinimin dhe Menaxhimin e Sistemit për Menaxhim me Kriza.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov pas takimit njoftoi me sa zjarre për momentin po përballen zjarrfikësit dhe përfaqësuesit e të gjitha shërbimeve, si dhe për çështje tjera.

Seancën e ka udhëhequr ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, ndërsa morën pjesë anëtarët e Komisionit Vllado Misajlovski - ministër i Mbrojtjes dhe Arben Taravari - ministër i Shëndetësisë, si dhe udhëheqësi i Grupit për Vlerësimin e Rreziqeve - Stojançe Angelov. Në seancë morën pjesë edhe Cvetan Tripunovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Zdravko Trajanov, drejtor i NP "Pyjet Kombëtare".

Në takim nuk morën pjesë ministrat Aleksandar Nikollovski dhe Timço Mucunski. rq/

Foto: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR