• e premte, 05 dhjetor 2025

Toshkovski: Prokuroria ta hetojë edhe tenderin për furnizim të uniformave, dhe të gjithë tenderat për të cilët ekzistojnë dyshime për pandëshkueshmëri

Toshkovski: Prokuroria ta hetojë edhe tenderin për furnizim të uniformave, dhe të gjithë tenderat për të cilët ekzistojnë dyshime për pandëshkueshmëri

Shkup, 26 maj 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot u bëri thirrje Prokurorisë publike dhe institucioneve të tjera ta hetojnë jo vetëm tenderin për furnizim të uniformave, por të gjithë tenderët e tjerë për të cilët ekzistojnë indikacione për çfarëdo lloj dyshimesh në pjesën e pandëshkueshmërisë.  Ai demantoi se pronarja e studios së modës, për të cilën LSDM opozitare akuzoi se është bazuar mu para shpalljes së tenmderit dhe është me dy të punësuar, është mike e bashkëshortes së tij.

"U përgjigja edhe gjatë ditës së djeshme lidhur me të gjitha ato hollësi të cilat duhej të kumtoheshin në opinion, ndërkaq për të cilat unë jam i njoftuar. MPB ka sektorët dhe departamentet e veta. U bëj thirrje edhe Prokurorisë publike dhe të gjitha isntitucioneve të tjera dhe sektorëve në kuadër të MPB-së ta hetojnë jo vetëm këtë tender, por të gjithë tenderët e tjerë, ku ka çfarëdo lloj indikacionesh për dyshime në pjesën e pandëshkueshmërisë", tha Toshkovski duke iu prëgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me informatat se stuioja e modës nga Manastiri do të marrë tender për furnizim të uniformave.

Ai sot gjatë vizitës në stacionin policor në Zherovjan, Bërvenicë, theksoi se MPB ka ndërmarrë të gjitha masat, ka kërkuar cilësia adekuate të përbushet nga ana e ndërmarrjeve në pjesën e uniformave. Siç sqaroi, disa kushte të caktuara të cilat janë kërkuar në kuadër të dokumentacionit të tenderit, ndërkaq janë të lidhur me cilësinë e uniformave, janë përmbushur nga ana e ndërmarrjeve. Deri më tani, siç tha, nuk është porositur asnjë uniformë dhe nuk është arritur asnjë porosi dhe shtoi se kjo është marrëveshje kornizë që është arritur, dhe duhet të lëmë të shohim se si do të zhvillohet ky proces.

I pyetur nëse është e saktë se pronarja e studios së modës në Manastir është mike e afërt e bashkëshortes së tij, ai u përjgigj se nuk e din se kush është bashkëpronare e studios dhe nuk beson se cili do qoftë pronari, të jetë mike e afërt e bashkëshortes së tij.

Në pyetjen e gazetarëve nëse do të ndërmerren aktivitete të caktuara lidhur me dyshimet se ekziston ekonomi gri në autostradën Tetovë-Shkup, Toshkovski u prëgjigj se do të informohet për rastin dhe më pas do t'i kumtojë hollësitë. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR