• e premte, 05 dhjetor 2025

Toshkovski: Pavarësia nuk është vetëm një dhuratë nga e kaluara, por një detyrim që të gjithë së bashku duhet ta ruajmë dhe ta sendërtojmë

Toshkovski: Pavarësia nuk është vetëm një dhuratë nga e kaluara, por një detyrim që të gjithë së bashku duhet ta ruajmë dhe ta sendërtojmë

Shkup, 8 shtator 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në një postim në rrjetet sociale, dërgoi urim me rastin e Ditës së Pavarësisë, në të cilin thekson se 8 shtatori është simbol i vendimit historik të popullit tonë për të marrë fatin e tij në duart e veta, për të krijuar një atdhe të lirë, demokratik dhe të begatë.

-"Sot festojmë fitoren tonë më të madhe - shtetin e pavarur dhe sovran Maqedoni. 8 shtatori është simbol i vendimit historik të popullit tonë për të marrë fatin e tij në duart e veta, për të krijuar një atdhe të lirë, demokratik dhe të begatë, theksohet në urimin e ministrit.

 

Toshkovski thekson se në pavarësinë e vendit tonë është e integruar edhe puna përditshme e nëpunësve policor, sakrifica e tyre, disiplina dhe kujdesi për sigurinë e qytetarëve.

"Gjithashtu, dita e sotme është një mundësi e shkëlqyer për të kujtuar se pavarësia nuk është vetëm një dhuratë nga e kaluara, por një detyrim që të gjithë duhet ta ruajmë dhe ta sëndërtojmë. Qoftë e përjetshme Maqedonia! Gëzuar Ditën e Pavarësisë!, thekson Toshkovski në urimin e tij. ls/

Foto: Fejsbuk i Pançe Toshkovskit 

 

QËNDRONI TË LIDHUR