• e hënë, 23 dhjetor 2024

Toshkovski: Palevski do të ekstradohet sa më shpejt të jetë e mundur

Toshkovski: Palevski do të ekstradohet sa më shpejt të jetë e mundur

Shkup, 30 prill 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot pasdite deklaroi se Lupço Palevski do të ekstradohet sa më shpejt të jetë e mundur pasi Ministria e Drejtësisë njoftoi sot se ekstradimi është miratuar nga autoritetet turke.

"Gjatë ditës së sotme nga Departamenti për bashkëpunim ndërkombëtar policor morëm informacion se është miratuar ekstradimi i personit në fjalë, me faktin se policët tanë janë në komunikim me kolegët e tyre turq dhe pritet që në periudhën në vijim të përcaktojnë gjithçka që është e nevojshme për personin në fjalë, i cili ndiqet penalisht nga Prokuroria e RM-së, të dalë para drejtësisë", deklaroi Toshkovski. 

I pyetur nëse ka një afat të caktuar se kur duhet të ekstradohet Palevski, ministri i Punëve të Brendshme tha se nuk ka një afat të caktuar, por se Palevski do të ekstradohet në vend sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ministria e Drejtësisë sot ka njoftuar se ka marrë njoftim zyrtar se lejohet ekstradimi i Lupço Palevskit. Për MIA-n ata theksuan se procesi gjyqësor dhe procedura administrative kanë përfunduar dhe tani mbetet vetëm të realizohet ekstradimi.

Palevski është i dyshuari kryesor për dy vepra penale “rrëmbim” dhe “vrasje brutale” të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. qa/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR