Toshkovski në vizitë të NJSAT “Tigri”
- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot e ka vizituar njësinë speciale elitare në kuadër të MPB - Njësinë Speciale Antiterroriste “Tigri”, e cila kryen detyrat më komplekse dhe më të vështira policore në aspekt të ballafaqimit me krimin e organizuar dhe kundër grupeve terroriste.
- Post By Melahat Baftija
- 15:56, 1 mars, 2024
Shkup, 1 mars 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot e ka vizituar njësinë speciale elitare në kuadër të MPB - Njësinë Speciale Antiterroriste “Tigri”, e cila kryen detyrat më komplekse dhe më të vështira policore në aspekt të ballafaqimit me krimin e organizuar dhe kundër grupeve terroriste.

Në rrethin e njësisë, Toshkovksi vizitoi edhe dhomën përkujtimore ku janë ekspozuar eksponatë të ndryshme, foto, mirënjohje dhe sende të tjera që pasqyrojnë historinë e pasur të njësitit, si dhe një rubrikë e veçantë i kushtohet atyre pjesëtarëve të njësitit që dhanë jetën në kryerjen e detyrave, duke mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit.

"Gjithashtu, ministri Toshkovski realizoi rakim me udhëheqësinëe këtij Njësiti në të cilin u informua për portfolion e tyre profesionale dhe u konkludua se ky Njësit me të cilin të gjithë duhet të mburremi edhe në të ardhmen edhe më tepër duhet të investohet në rritjen dhe zhvillimin e tij, si nga ana kadrovike poashtu dhe në aspektin materialo-teknik", theksuan nga MPB-ja. mb/
Foto: MPB