• e martë, 26 nëntor 2024

Toshkovski në takim me Bomgartnerin: Me punë të ndershme dhe të përkushtuar të arrijmë vlerat evropiane në shtëpi

Toshkovski në takim me Bomgartnerin: Me punë të ndershme dhe të përkushtuar të arrijmë vlerat evropiane në shtëpi

Shkup, 16 korrik 2024 (MIA)- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka zhvilluar sot takim pune me ambasadorin e Republikës së Francës, Siril Bomgartner. 

Në takim, siç theksohet në kumtesë, ministri Toshkovski ka prezantuar objektivat programore të Qeverisë së re dhe prioritetet e përcaktuara në Ministrinë e Punëve të Brendshme, përfshirë luftën e pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, planin për riorganizimin e shërbimeve administrative dhe sistematizimi i vendeve të punës, ndryshimi i sistemit të trajnimit, me theks të veçantë në trajnimin e vazhdueshëm, digjitalizimi i Ministrisë dhe proceseve.

“Ne e dimë saktë se çfarë duam, kemi përvojë dhe dëshirë që me punë të ndershme dhe të përkushtuar t'i arrijmë vlerat evropiane në shtëpi”, theksoi në takim ministri Toshkovski. Ambasadori Bomgartner shprehu besimin e tij në idetë e qarta për perspektivat e vendit, duke theksuar rëndësinë e çështjeve të sigurisë dhe të sigurisë si një e drejtë themelore”, thuhet në kumtesë.

Ambasadori Bomgartner siç theksohet ka dhënë mbështetje të fuqishme në drejtim të gjithë trajnimeve të nevojshme për nëpunësit policorë, ndërsa kujtoi se dhjetë policë francezë tashmë po marrin pjesë në operacionin e Fronteks-it dhe të njëjtit kujdesen për sigurinë e kufirit tonë jugor dhe shprehu besimin se bashkëpunimi dhe mbështetja e ndërsjellë do të vazhdojë dhe se e njëjta do të intensifikohet.

Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR