Toshkovski: Më 5 korrik fillon sistemi për kontroll të përbashkët kufitar me Serbinë, ndërsa tashmë është në funksion me Kosovën
- Ministri i Punëve të Jashtme, Pançe Toshkovski sot njoftoi se më 5 korrik pritet të vihet zyrtarisht në funksion sistemi "One Stop Shop" me Serbinë. Dje u përfundua ratifikimi përfundimtar i marrëveshjes dhe aktualisht është në fazën e testimit të sistemit.
Shkup, 25 qershor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Pançe Toshkovski sot njoftoi se më 5 korrik pritet të vihet zyrtarisht në funksion sistemi "One Stop Shop" me Serbinë. Dje u përfundua ratifikimi përfundimtar i marrëveshjes dhe aktualisht është në fazën e testimit të sistemit.
"Në kuadër të ditës së djeshme u përfundua ratifikimi përfundimtar i marrëveshjes që më herët e nënshkruam me homologun tim Ivica Daçiq. Shpresoj që më datën 5 të muajit të ardhshëm do ta kemi vënien zyrtare në funksion të sistemit "one stop shop" me Serbinë, i cili, me përdorim të duhur, do të mundësojë një kalim shumë më të shpejtë të qytetarëve në atë kufi. Ky është aktualisht vendkalimi kufitar më i frekuentuar dhe do të ketë lehtësim sa i përketë shpejtësisë së qarkullimit të njerëzve", tha Toshkovski gjatë vizitës në Komisionin për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.
Ai shtoi se do të zbatojnë një sistem ashtu siç i takon në kuptimin e plotë të fjalës. Sistemi "one stop shop" tashmë është vënë në funksion me Kosovën.

Sipas Toshkovskit, tregohet se një qasje e tillë drejtë zgjidhjes së problemeve për qytetarët është funskional, gjegjësisht radhët dhe pritjet në kufi që kishin ekzistuar deri para një muaji, në Kosovë, tashmë nuk ekzistojnë. Siç tha ai, kalimi i qytetarëve tanë tani po bëhet shumë më shpejt.
Ai njoftoi se shteti i radhës me të cilin do të vendosim sistemin "one stop shop" është Republika e Shqipërisë.
"Po punojmë intensivisht edhe me nënpunësit policorë nga Shqipëria, në dy pikat kufitare që kemi me Shqipërinë, dhe është planifikuar të implementohet një sistem i tillë i mençur, me këtë shpresoj që deri në fund të sezonit veror të fillojmë me fazën e testimit. Këtu do të varet shumë edhe nga miratimi formal i akteve përkatëse në Kuvendin e Maqedonisë dhe në Kuvendin e Shqipërisë, dhe shpresoj që sa më shpejt të jetë e mundur ta vëmë në funksion edhe me Shqipërinë. Me këtë do të kompletonim bashkëpunimin me tre fqinjët tanë që nuk janë pjesë e BE-së, me një sistem të mençur dhe më të shpejtë për kontrollin e kufijve tanë", tha Toshkovski. qa/