• e diel, 22 dhjetor 2024

Toshkovski: Janë arrestuar gjithsej tre persona për vrasjen e mjekut në lagjen Zhelezarë të Shkupit

Toshkovski: Janë arrestuar gjithsej tre persona për vrasjen e mjekut në lagjen Zhelezarë të Shkupit

Bosilovë, 28 mars 2024 (MIA) - Në lidhje me vrasjen e mjekut në lagjen Zhelezara në Shkup janë arrestuar gjithsej tre persona, deklaroi sot ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili ishte për vizitë pune në Komunën e Bosilovës.

"Sipas informacioneve të mia është arrestuar edhe një person, domethënë janë ndaluar gjithsej tre persona. Bastisja ka përfunduar në orët e vona, janë duke vazhduar veprimet tjera hetimore për të konstatuar gjendjen faktike, sapo të kemi informata të reja shtesë, publiku do të njoftohet menjëherë", tha Toshkovski.

Në daljen e djeshme në podkastin "Bastisje", Toshkovski deklaroi se ka të dyshuar për vrasjen, si dhe gjurmë të caktuara materiale që të çojnë te të dyshuarit dhe theksoi se janë ndërmarrë 20 aksione hetimore, si dhe se janë kontrolluar mbi 50 kamera dhe video regjistrime.

Sipas konstatimeve fillestare, ministri tha se motivi i vrasjes nuk lidhej me profesionin e të vrarit.

Një mjek 67-vjeçar u gjet i vrarë me thikë javën e kaluar në makinën e tij të parkuar në një park pranë ish-fabrikës "Zhelezara".

Mjeku kishte një ordinancë private në poliklinikën “Zhelezara”.mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR