Toshkovski: Ka indikacione se zjarri në Trubarevë është sulm hibrid, por në interes të hetimit nuk mund të ndahen më shumë informacione
- – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ju bëri thirrje të gjitha institucioneve në lidhje me mbrojtjen ekologjike, veçanërisht Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe të gjithë inspektorateve dhe drejtorive, të dalin në terren dhe t’i vizitojnë të gjithë, si deponitë e ligjshme, ashtu edhe të jashtëligjshme, të shohin jo vetëm nëse kanë leje për punë, por të shohin edhe nëse veprojnë sipas standardeve profesionale dhe rregullave të lojës të përcaktuara me ligj.
- Post By Fitore Curri
- 12:37, 15 shtator, 2025
Shkup, 15 shtator 2025 (MIA) – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ju bëri thirrje të gjitha institucioneve në lidhje me mbrojtjen ekologjike, veçanërisht Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe të gjithë inspektorateve dhe drejtorive, të dalin në terren dhe t’i vizitojnë të gjithë, si deponitë e ligjshme, ashtu edhe të jashtëligjshme, të shohin jo vetëm nëse kanë leje për punë, por të shohin edhe nëse veprojnë sipas standardeve profesionale dhe rregullave të lojës të përcaktuara me ligj.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas shkatërrimit publik të drogave dhe armëve të konfiskuara narkotike në rrethin e fabrikës “Makstill”, Toshkovski porositi se “duhet një herë e përgjithmonë të kuptojmë se në vend që të vrapojmë ta zgjidhim problemin pasi që të ndodhë, se duhet të gjithë kompetentët në mënyrë parandaluese ta bëjnë punën që të mos ketë incidente”.
I pyetur si e vlerëson situatën e sigurisë dhe nëse zjarret janë sulm hibrid, Toshkovski, tha se ekzistojnë indice në atë që e fliste dje kryeministri dhe drejtori i DMSH, por në interes të hetimit në këtë moment nuk do të mund të ndaj më shumë informacione.
“Jemi në gatishmëri, jemi të pranishëm në terren. MPB po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme dhe kompetente. Lidhur me zjarrin e fundit që patëm në fabrikën në Trubarevë, u zhvilluan biseda informative me katër persona dhe për disa prej tyre, po veprojmë sipas udhëzimeve të prokurorit publik dhe po merren masa për të siguruar praninë e tyre. Mendoj se me urdhër të prokurorit publik, u propozua të vazhdohet me paraburgim afatshkurtër”, tha Toshkovski.
Do të ndërmarrim të gjitha veprimet që duhet të ndërmarrë MPB dhe ju siguroj se për të gjithë ata që kanë prova se kanë marrë pjesë në këtë lloj krimi, i cili lidhet me krimin ekologjik, do të pasojnë veprimet përkatëse nga ana e MPB. Jam i bindur se prokuroria dhe gjykata do të vazhdojnë në të njëjtin drejtim sepse qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë një Maqedoni të sigurt dhe të pastër në të cilën të jetojnë, veçanërisht nga perspektiva ekologjike, deklaroi Toshkovski.
Hetimi për zjarrin në Trubarevë, Toshkovski tha se do të shkojë më thellë sa mund të shkojë, që nga vetë fillimi i punës së personit juridik.
“Në fakt, ata që u ndaluan dhe ata që u urdhëruan për ndalim afatshkurtër janë të lidhur me strukturën e pronësisë ose të menaxhimit brenda kompanisë. Pra, do të jetë e nevojshme të hetohen dhe sqarohen të gjitha këto çështje dhe do të shkoja një hap më tej, jo vetëm për këtë kompani, do t'u bëja thirrje të gjitha institucioneve kompetente në Maqedoni, veçanërisht Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe të gjitha atyre inspektorateve, drejtorive dhe një ton institucionesh që kemi, të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit, të përfshihen maksimalisht në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të tyre kompetente në përputhje me ligjin”, deklaroi Toshkovski.
Sipas Toshkovskit, është e rrallë që në Maqedoni të veprohet sipas të gjitha standardeve profesionale, sipas të gjitha masave të nevojshme të sigurisë, duke theksuar se po të bënin të gjitha institucionet punën e tyre siç duhet, nuk do të ndodhte kjo që ndodhi.
“Është fakti se institucionet në Maqedoni kanë qenë të deroguara për më shumë se 30 vjet, ato janë shkatërruar, neglizhuar, menaxhuar nga kuadër joadekuat, të pafokusuar në aspektin e marrjes së përgjegjësive të tyre, jo duke marrë standarde profesionale. Nëse MPB, Agjencia për Pasuri të Konfiskuara, Makstril, OSBE dhe të gjithë ne mund të respektojmë të gjitha standardet profesionale në shkatërrimin e këtij lloji të armëve dhe drogës, nuk e shoh pse të gjitha kompanitë e tjera që merren me lloje specifike aktivitetesh, nga aspekti i magazinimit të mbeturinave elektronike etj., nuk duhet t'i respektojnë ato”, deklaroi Toshkovski.
Duke folur për zjarrin në Trubarevë, Toshkovski, theksoi se “duhet një herë e përgjithmonë të kuptojmë se në vend që të vrapojmë ta zgjidhim problemin pasi që të ndodhë, të gjitha institucionet paraprakisht ta punojnë punën që të mos ketë incidente”.
“Ne jemi të detyruar ta hetojmë rastin konkret sa më thellë që të jetë e mundur, por të gjitha inspektoratet, drejtoritë dhe institucionet e tjera, secili brenda kompetencave të veta, janë gjithashtu të detyruara të dalin në terren për të vizituar të gjitha deponitë, si ato të ligjshme ashtu edhe ato të jashtëligjshme, për të parë jo vetëm nëse kanë leje për të vepruar, por edhe për të parë nëse veprojnë në përputhje me lejen për të vepruar, në përputhje me standardet profesionale dhe rregullat e lojës të përcaktuara ligjërisht, nëse veprojnë në përputhje me aktet nënligjore, si duhet të ruhen ato mbeturina, si duhet të shkatërrohen, në cilat periudha kohore duhet të ndërmerren veprime etj”., deklaroi Toshkovski. fc/