• e premte, 05 dhjetor 2025

Toshkovski i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik, MPB vazhdon të funksionojë përndërprerë dhe në mënyrë efikase

Toshkovski i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik, MPB vazhdon të funksionojë përndërprerë dhe në mënyrë efikase

Shkup, 17 nëntor 2025 (MIA) – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në një publikim në Fejsbuk informoi se i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në Qendrën Klinike “Nëna Terezë” në Shkup. 

“Sot në Qendrën Klinike ‘Nëna Terezë’ në Shkup iu nënshtrova një intervenimi të suksesshëm kirurgjik dhe ndjehem stabil. Për momentin jam nën mbikëqyrje të mjekëve, pas çka vijon një periudhë e shkurtë e shërimit”, bën të ditur Toshkovski. 

Ai në publikimin siguron se Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të funksionojë pandërprerë dhe në mënyrë efikase sipas procedurave të konfirmuara. 

“I gjithë ekipi po i kryen detyrat e veta në mënyrë profesionale dhe mungesa ime e përkohshme nuk do të ketë ndikim në proceset dhe aktivitetet aktuale, as në sigurinë e qytetarëve. Menjëherë pas përfundimit të periudhës së rikuperimit, do të kthehem në kryerjen e rregullt të detyrave të mia me kapacitet të plotë”, shton Toshkovski në një postim në faqen e tij në Fejsbuk. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR