• e hënë, 23 dhjetor 2024

Toshkovski: Gëzuar 11 Tetori- lufta dhe sakrifica e heronjve e hapën rrugën drejt lirisë të cilën e gëzojmë sot

Toshkovski: Gëzuar 11 Tetori- lufta dhe sakrifica e heronjve e hapën rrugën drejt lirisë të cilën e gëzojmë sot

Shkup, 11 tetor 2024 (MIA)- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ka qenë pjesë e delegacionit qeveritar në shënimin e 11 Tetorit- Ditës së kryengritjes popullore. 

Delegacioni vendosi lule të freskëta në Varrezat e partizanëve në Butel dhe para përmendores së çlirimtarëve të Shkupit në shenjë kujtimi të luftëtarëve të guximshëm, të cilët e filluan rezistencën e organizuar kundër fashizmit.

“Lufta dhe sakrifica e tyre e hapën rrugën drejt lirisë të cilën ne sot e gëzojmë. Kjo ditë është një kujtim i detyrës sonë për të vazhduar ndërtimin e një shteti në të cilin sundon drejtësia, barazia dhe respekti për të gjithë qytetarët. Falë atyre heronjve, sot kemi Maqedoninë tonë të lirë dhe sovrane. Guximi i tyre le të jetë frymëzimi ynë për një të ardhme më të mirë dhe më të ndritshme!”, theksoi ministri Toshkovski.

Foto: Fejsbuku i Toshkovskit

 

QËNDRONI TË LIDHUR