• e hënë, 23 dhjetor 2024

Toshkovski: Do të bëjmë gjithçka për të modernizuar pikat kufitare

Toshkovski: Do të bëjmë gjithçka për të modernizuar pikat kufitare

Tabanoc, 25 korrik 2024 (MIA) - Reforma dhe riorganizim për qarkullim më të shpejtë të udhëtarëve në vendkalimet kufitare, theksoi sot në vendkalimin kufitar "Tabanoc", ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski i cili së bashku me kolegun e tij serb, Ivica Daçiq u janë përgjigjur pyetjes së gazetarëve se kur do të funksionojnë sistemet njësportel në pikat kufitare dhe nëse do të ketë investime në drejtim të përmirësimit të teknologjisë për qarkullim më të shpejtë të udhëtarëve.

"Një nga prioritetet themelore të Qeverisë së re, veçanërisht në kuadër të MPB-së është sistemi i integruar i menaxhimit me kufirin ku përveç mbikëqyrjes kufitare përfshin edhe një vendkalim kufitar në mënyrë që reforma, riorganizimi, digjitalizimi në këtë aspekt sigurisht që do të jetë një nga prioritetet e MPB-së. Absolutisht se do të bëjmë gjithçka që është në kompetencat tona dhe në fuqinë tonë që të mund të modernizojmë pikat kufitare dhe të përshpejtojmë qarkullimin e automjeteve ndërmjet dy vendeve tona mike", thotë Toshkovski.

Ai ka theksuar se kjo nuk vlen vetëm për pikën kufitare “Tabanoc”, por edhe për të gjitha pikat tjera kufitare që i kemi në territor.

"Ashtu që, sigurisht kjo është një nga pikat që do të diskutohen me kolegun e respektuar, ndaj do të bëjmë gjithçka. Më besoni, sigurisht që nuk duam të ketë kolona kaq të mëdha, që krijojnë nervozë etj. Edhe ne duam që maksimalisht shpejtë të kalohet. Jam i bindur se edhe ministri Daçiq dhe të gjithë anëtarët e tjerë në kuadër të Qeverisë sonë dhe Qeverisë së Serbisë do të japin maksimumin për thjeshtësimin e rrjedhës së përgjithshme", tha Toshkovski.

Në pyetjen e gazetarëve nëse kjo do të funksionojë këtë sezon, Toshkovski me përgjigje se shpreson në afat sa më të shpejtë.

"Nëse do t'ju thosha po, atëherë do t'ju gënjeja, dhe e dini se nuk gënjej, kështu që shpresoj se do të kemi thjeshtësim të qarkullimit të automjeteve sa më shpejt të jetë e mundur", tha Toshkovski.

Sa i përket pikës kufitare Miratoc – Llojan i cili mirëmbahet nga ana e ushtrisë 24/7, Toshkovski thotë se çdo temë që është me rëndësi për qytetarët e Maqedonisë, por edhe për qytetarët e Republikës së Serbisë meriton të diskutohet. Ndryshe, Toshkovski prej sot do të jetë për vizitë pune në Republikën e Serbisë, ndërsa do të ketë takim edhe me kryeministrin e Republikës së Serbisë.

Foto: MIA 

 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR