Toshkovski: Dellçevi është pjesë e asaj që Maqedonia përfaqëson sot: luftë, shpresë dhe dinjitet
- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot vendosi lule në kishën "Shën Spasi" me rastin e 122-vjetorit të vdekjes së Goce Dellçevit dhe në profilin e tij në Fejsbuk shprehu respektin e tij ndaj revolucionarit maqedonas.
- Post By Fami Bajrami
- 15:58, 4 maj, 2025
Shkup, 4 maj 2025 (MIA)- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot vendosi lule në kishën "Shën Spasi" me rastin e 122-vjetorit të vdekjes së Goce Dellçevit dhe në profilin e tij në Fejsbuk shprehu respektin e tij ndaj revolucionarit maqedonas.
"Më 4 maj 1903 Maqedonia humbi një njeri të madh, por fitoi një simbol të përjetshëm të rezistencës dhe vetëflijimit. Ai është pjesë e gjithçkaje që përfaqëson Maqedonia sot: luftë, shpresë dhe dinjitet. Maqedonia do t'i kujtojë gjithmonë ata që kontribuuan me jetën e tyre në themelet e pavarësisë së saj. Le të na kujtojë vepra e njeriut më të madh se dashuria për Maqedoninë vërtetohet me vepra. Lavdi dhe mirënjohje e përjetshme!", theksoi ministri Toshkovski.
Foto: MPB