• e hënë, 01 korrik 2024

Toshkoski ka mbajtur takim pune me udhëheqësinë e SPB Shkup

Toshkoski ka mbajtur takim pune me udhëheqësinë e SPB Shkup

Shkup, 1 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme në qeverinë teknike Pançe Toshkovski sot mbajti takim pune me udhëheqësinë e Sektorit të Punëve të Brendshme - Shkup, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në takimin, Toshkovski e theksoi përkushtimin e tij për respektim të përpiktë të procedurave ligjore në punën e MPB-së dhe njëkohësisht kërkoi nga udhëheqësia e SPB-Shkup, si sektori më i madh për punë të brendshme në vend, për të ruajtur një nivel të lartë profesionalizmi në punën e tyre, siç shtohet në kumtesën, pavarësisht se vendi është në një periudhë të qeverisë teknike. 

Është diskutuar gjithashtu për mundësinë që një pjesë e stafit të SPB Shkup të angazhohet përkohësisht në Departamentin e Çështjeve Civile, në mënyrë që "të zbuten problemet lidhur me lëshimin e dokumenteve personale".

"Udhëheqësia e SPB Shkup e informoi ministrin se në zonën që mbulon Sektori ka gjendje stabile të sigurisë dhe ndonëse po ballafaqohen me mungesë të kuadrove në njësi të caktuara organizative, po bëhen përpjekje për t'iu përgjigjur me sukses të gjitha sfidave, me të cilat përballen në kryerjen e përditshme të detyrave të punës, shtohet në kumtesën e MPB-së. ls/

Foto: Ministria e Punëve të Brendshme

 

QËNDRONI TË LIDHUR