• e shtunë, 21 dhjetor 2024

"Topi i Artë" i tetë me radhë për Mesin, futbollistja më e mirë Bonmati

Paris, 31 tetor 2023 (MIA) - Argjentinasi Lionel Mesi mbrëmë për të tetën herë rekord në karrierë e fitoi "Topin e Artë" si futbollist më i mirë i vitit të kaluar, ndërsa mirënjohjen në konkurencë për femra e fitoi futbollistja e Barcelonës dhe e kombëtarës spanjolle, Aitana Bonmati.

Çmimi prestigjioz i revistës franceze "Frans Futball" iu dorëzua Mesit në një gala ceremoni në Paris në shenjë mirënjohjeje për sukseset e tij me kombëtaren dhe klubin e tij në vitin 2022. Mesi, vitin e kaluar në Kupën e Botës në Katar fitoi titullin botëror me Argjentinën dhe u shpall lojtari më i mirë i turneut, shënoi shtatë gola dhe tri asistime. Futbollisti argjentinas me PSZH-n fitoi titullin francez, duke shënuar 21 gola dhe 20 asistime në 41 ndeshje të luajtura. 

Për çmimin "Topi i Artë" në konkurrencë ishte edhe sulmuesi norvegjez, Erling Haland, bashkëlojtari i tij Kevin de Brujne dhe sulmuesi i PSZH-së, francezi, Kilian Mbape. 

Portugezi Kristiano Ronaldo, i cili është i dyti në listën e të gjitha kohërave të fituesve të Topit të Artë, me pesë çmime, nuk ishte në mesin e të nominuarve.

Çmimet e sivjetshme të "Frans futball":

Futbollisti më i mirë - Lionel Mesi

Futbollistja më e mirë - Aitana Bonmati

Golëshënuesi më i mirë - Erling Haland 

Futbollisti më i mirë deri 21 vjeç - Xhad Belingem

Portieri më i mirë - Emiliano Maritnez

Ekipi më i mirë - Mançester Siti si/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR