• e martë, 24 dhjetor 2024

Top 10-të vendet për turizëm pa alkool

Top 10-të vendet për turizëm pa alkool

Çarlston, 12 qershor 2024 (MIA) - Udhëtimet në grup pa alkool dhe bujtjet pa alkool janë oferta të zakonshme udhëtimi në mbarë botën, por disa destinacione janë natyrisht më të mira për "udhëtarë të kthjellur" se sa të tjerët.

Në atë kuptim, hulumtimi i ri nga "Lantana rikaveri"- institucion për rehabilitim në Çarlston, Karolina e Jugut, SHBA, shqyrton numrin e aktiviteteve pa alkool, konsumit të alkoolit për kokë banori, rezultatet e përgjithshme të shëndetit, sigurinë publike dhe ligjet e alkoolit në shumë vende në të gjithë botën. Secili destinacion pastaj merr vlerësimin nga 1 në 100, që e formon rangun përfundimtar.

Kështu, Islanda është vendi më i përshtatshëm për turistët të cilët nuk përdorin alkool. Mes tjerash edhe në lidhje me sigurinë personale dhe publike. Italia, ka pikën më të ulët për paraqitjen e varësisë ndaj alkoolit, me 0.6 për qind, kështu duke zënë vendin e dytë, ndërsa Norvegjia është e treta, më së shumti për shkak të cilësisë dhe numrit të ligjeve të alkoolit.

Evropa në fakt ka gjashtë nga 10 vendet në top listë. Dhjetë vendet më të mira për udhëtarët të cilët nuk pinë alkool janë: Islanda, Italia, Norvegjia, Danimarka, Japonia, Zvicra, Australia, Singapori, Zelanda e Re dhe Holanda. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR